Komandanti i KFOR-t së bashku me biznesmen gjerman viziton OEK-un
Prishtinë, 23 qershor - Komandanti i KFOR-it Erhard Byler i shoqëruar nga një grup biznesmenësh nga Sigmaringen, Gjermani vizitoi sot Odën Ekonomike të Kosovës dhe bisedoi mbi mundësitë e bashkëpunimit ekonomik.
Në delegacionin gjerman ishin përfaqësues të sektorëve të ndryshëm me interes të veçantë për mundësinë e bashkëpunimit ekonomik me Kosovën.
Kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu gjatë takimit theksoi rëndësinë e partneritetit dhe bashkëpunimit në mes të ekonomive të dy vendeve dhe shprehu falënderim për angazhimin e shtetit dhe bizneseve gjermane në vendin tonë.
Kryetari Gërxhaliu u angazhua për bashkëpunim i cili nënkupton bartjen e përvojave, transferinë e teknologjisë dhe bashkëpunimin në zhvillimin e kapaciteteve prodhuese.
Ne delegacionin gjerman ishin përfaqësues te komunave te Sigmaringenit, ekspert dhe përfaqësues te sektorëve si turizmi, edukimi, shëndetësia, kujdesi social,dhe universitetet e ndryshme. Ata u pajtuan se bashkëpunimi duhet te avancohet edhe me tepër .
Përfaqësuesit e OEK-ut gjithashtu bënë prezantimin ed gjendjes aktuale ekonomike, sektorët atraktive për bashkëpunim.
Kryetari Gërxhaliu falënderoj komandantin Byler për për kontributin e tij të madh , jo vetëm në aspektin ushtarak por edhe atë politik, ekonomik kulturor, duke theksuar se angazhimi I gjeneralit Byler meriton respekt të veçantë.