Kolektivi qytetar organizon marsh për të drejtat në punë
Prishtinë, 8 mars - Me rastin e 8 Marsi Ditës Ndërkombëtare të Grave, kolektivi qytetar MARShojmë Sfestojmë të revoltuar dhe në solidaritet me të gjithë ata që protestojnë sot në botë organizojn marrsh për të drejta ekonomike dhe shoqërore, si parakusht për një qyetari të njëmendët.
\"Duam punësim pa shfrytëzim, barazi, liri dhe drejtësi shoqërore. Kërkojmë punësim me pagë që na mundëson jetë me dinjitet.\"
\"Duam sigurim shëndetësor, siguri në punë, dhe punë pa diskriminim për të gjitha/ë pa dallim etnie, religjioni, moshe, shkollimi, orientimi seksual, identiteti gjinor dhe aftësisë. MARShojmë SFestojmë për barazi në punësim, përfaqësim politik, dhe në familje\", thekson kolektivi qytetar.
Pabarazia në punë dhe në relacion me punën sipas tyre ndikon më së shumti tek grupet e margjinalizuara.
\"Prandaj, ne protestojmë kundër seksizimit, homofobisë, transfobisë dhe racizimit.Kolektivi qytetar MARShojmë Sfestojmë bën thirrje shoqerisë për tu mobilizuar kundër pabarazive dhe shfrytëzimit në punë, në sferën publike dhe private; bënë thirrje institucioneve të kenë qasje proaktive për të adresuar çështjet e punësisë, varfërisë, dhe pabarazisë gjinore në punë, me theks te gratë.\"
Kolektivi qytetar MARShojmë Sfestojmë është inciativё qytetare që synon të jetë zёri për të shtypurat/it në shoqëri. Përbëhet nga qytetare/ë, aktiviste/ë për të drejtat e grave, grupe sindikaliste dhe të punëtorëve, akademike/ë, artiste/ë media dhe OJQ tё ndryshme.