Kolapsi ekonomik amerikan do të prekte rëndë të gjithë botën
Washington, 4 tetor - Kreu i Shtëpisë së Bardhë, Barack Obama deklaroi se ''SHBA-ja është qendra e ekonomisë botërore dhe një kolaps financiar i vendit do të prekte rëndë financat e të gjithë Botës''.
''SHBA-ja është qendra e ekonomisë globale dhe një kolaps i saj do të godiste rëndë financat e të gjithë Botës. E gjithë Bota do ta vuante një dështim ekonomik të SHBA-së'', deklaroi presidenti amerikan, Barack Obama lidhur me situatën e rëndë të krijuar në SHBA.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës për herë të parë në historinë e tyre si komb dhe si vend po rrezikojnë të përballen me një mundësi për kolaps financiar'', deklaroi Obama.
''Kjo do të ishte dramatike dhe do të kishte efekte të parecedent në ekonominë e vendit'', theksoi gjatë një konference për shtyp Obama.