Kodi Civil do të luajë një rol të madh në zhvillimin ekonomik të Kosovës
Prishtinë, 17 qershor - Në kuadër të fushatës "Të flasim për ekonominë!" të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë sot " në Shtëpinë e Evropës do të mbahet diskutimi në panel "kontributi i Kodit Civil në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe ndërmarrësinë e grave në Kosovë.
Kosova vazhdon të punojë në reforma të ndryshme legjislative për të siguruar që korniza ligjore të përafrohet me Acquis të BE-së dhe parimet ligjore të cilat janë të përcaktuara në Kushtetutën e Republikës së Kosovës janë adresuar në secilin ligj.
Kodi Civil është pjesë e kësaj reforme legjislative. Kosova ende duhet të miratojë Kodin Civil si një strukturë themelore e Librave që mbështesin një ekonomi bashkëkohore dhe një sërë të drejtave civile dhe me një strukturë ligjesh procedurale duhet të siguroj bashkëpunimin gjyqësor në çështjet civile dhe komerciale. Struktura e Drejtave Civile, siç është trajtuar në Kodin Civil, do të sigurojë që të gjitha gratë dhe burrat, por edhe pakicat dhe grupet e tjera të cenuara në shoqërinë e Kosovës kanë pjesë të barabarta në zhvillimin ekonomik të vendit që përfshin mundësitë për vende të punës dhe ndërmarrësi.
Duke parë si më sipër, Kodi Civil do të luajë një rol të madh në zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe qytetarëve të saj pa dallim.
Të bërit biznes dhe ekzistimi i sundimi i mirëfilltë i ligjit shkojnë krah për krah pasi investitorët janë shumë të varur nga funksionet e duhura të institucioneve gjyqësore dhe profesioneve të tjera juridike, siç janë noterët dhe odat ekonomike, për tu siguruar që investimet e tyre të mbrohen.
Paneli i diskutimit për programin e Kodit Civil, i financuar nga BE-ja, do të përshkruajë rëndësinë e së drejtës civile dhe të së drejtës komerciale për zhvillimin ekonomik të Kosovës, bashkëpunimin gjyqësor në çështjet civile dhe tregtare, si dhe rëndësinë e përdorimit të të drejtave civile për të siguruar pronën ekonomike për të gjithë personat në Republikën e Kosovës.
"Të flasim për Ekonominë!" përqendrohet në paraqitjen e angazhimit të BE së në progresin ekonomik, tashmë të shënuar në Kosovë dhe përfshirjen e tanishme dhe të ardhshme në perspektivat e zhvillimit. Fushata synon të japë shembuj konkret për krijimin e vendeve të punës, investimet e huaja dhe zhvillimin e suksesshëm të sektorit privat, përfshirjen e të rinjve dhe grave në sektorin e biznesit, mbështetje për trajnime në punë, zhvillimin e start-apeve dhe ndërmarrësisë.