18 Nëntor 2024

Kobakov: Mjedisi i Kosovës i papërshtatshëm për të bërë biznes

Prishtinë, 16 shtator - Shefi i Zyrës së Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Anton Kobakov, ka deklaruar se ambienti i të bërit biznes në Kosovë është i papërshtatshëm dhe sfidues, për shkak të infrastrukturës së dobët, mungesës së furnizimit me energji elektrike dhe korrupsionit.

Qeveria e ardhshme, sipas tij, duhet të fokusohet në eliminimin e këtyre barrierave që po ia vështirësojnë jetën bizneseve. “Problemi i furnizimit me energji elektrike duhet të zgjidhet sa më shpejt. Prioritet i dytë është Infrastruktura, furnizimi me ujë, trajtimi i ujërave të zeza, ndërsa një prioritet tjetër tejet i rëndësishëm është implementimi i sundimit të ligjit dhe parandalimi i korrupsionit dhe nepotizmit” tha ndër të tjera Kobakov në emisionin Ekonomia me Erëzën, në Klan Kosova. Kosova sipas tij qëndron me keq se vendet e rajonit në ambientin e të bërit biznes.

I pyetur nga autorja e emisionit Erëza Vela Berisha se si mund ta shohim ambientin e të bërit biznes në vitin 2018, ai ka thënë se në katër vitet e ardhshme Kosova duhet të punojë në përmirësimin e të bërit biznes që në vitin 2018 të arrijë një nivel më të lart të zhvillimit. “Duke shtyrë përpara ekonominë e vendit, edhe pse do të jetë një gjë mjaftë sfiduese për t’u arritur”, ka thënë ai. Për emisionin Ekonomia me Erëzën ai bëri të ditur së janë duke zhvilluar një iniciativë të veçantë edhe për gratë në biznes.

“Jemi duke diskutuar me një bankë në Kosovë, pasi që projekti do të zhvillohet përmes një banke vendore. Është një strukturë rajonale, dhe përfshinë përkrahjen përmes fondacioneve, pra ne do të japim fonde përmes financimeve afariste, të cilat do të përfshijnë angazhime në konsulencë, që do të ndihmojë gratë në zhvillimin e planeve të biznesit, përmirësimin e punës, përmirësimin e menaxhimit të financave dhe të tjera, kjo për të gjitha bizneset të udhëhequra nga gratë”, theksoi Kobakov.

Ndërsa sa i përket përkrahjes së BERZH-it në të ardhmen, shefi i BERZH-it për Kosovë, Anton Kobakov tha se aktualisht janë duke investuar nëpër kompani dhe projekte infrastrukturore. Tha se Kosova ka shumë mundësi të përfitoj nga BERZH , vetëm se Qeveria e ardhshme duhet ti definojë qartë prioritetet.

Ai gjatë intervistës deklaroi se investimet e BERZH-it deri me tani kanë qenë kryesisht në kompanitë që bëjnë përpunimin e ushqimit agrar që sipas tij janë paraqitur me kërkesa financiare. Fokusi i BERZH-it tha së është zhvillimi sektorit privat në tërësi.

Mirëpo, nëse do të kishte kërkesa Kobakov premtoj investime edhe ne sektorin e prodhimit.Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim është prezent në Kosovë nga viti 1999.

Kosova në atë kohë nuk ishte ende anëtare e BERZH-it dhe se investimet në Kosovë ishin pjesë e investimeve të përgjithshme të ndara për Ballkanin Perëndimor. BERZH u fokusua në sektorin private duke qenë se ky sektor është faktor kyç për zhvillimin ekonomik të vendit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)