KMDLNj kërkon nga MPMS kushte më të mira për personat me nevoja të veçanta
Prishtinë, 28 shtator - Në kuadër të vazhdimit të bashkëpunimit midis KMDLNj –së dhe MPMS, një ekip i kësaj organizate për të drejtat e njeriut takoi ministrin Skender Reçica.
Ministri Reçica e informoi KMDLNj-në për përpjekjet që po i bënë kjo ministri për përmbushjen e detyrimeve, sidomos ndaj kategorive të ndjeshme të shoqërisë që janë nën përkujdesje të ministrisë që drejtohet nga ministri Reçica.
KMDLNj ishte i interesuar për përmirësimin e kushteve për pensionistët, si kategori shumë kontribuese gjatë rrugëtimit të Kosovës deri në përmbylljen e shtet-ndërtimit e të cilët nuk trajtohen në përputhje me kontributin e tyre sikur edhe për përmirësimin e kushteve për rezidentët në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë dhe në shtëpitë e komuniteteve.
KMDLNj edhe më heret ka propozuar sikur që e ripërsërit propozimin që Shtëpia e të Moshuarve të zhvendoset në një lokacion tjetër shkaku se nuk siguron kushte për trajtim të dinjitetshëm të të moshuarve.
KMDLNj gjithashtu kërkoi që MPMS të sigurojë kushte më të mira për personat me nevoja të veçanta.