05 Nëntor 2024

Klubi i Prodhuesve të Kosovës reagon ndaj skandalit të AQP-së

Prishtinë, 21 janar - Edhe pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës prej 100% ndaj produkteve serbe, Klubi i Prodhuesve shpreh reagimin ndaj të gjithë atyre institucioneve që nuk po i respektojnë vendimet e ekzekutivit të vendit.

Për Klubin e Prodhuesve të Kosovës është e papranueshme që Agjencia Qendrore e Prokurimit, e cila ka bërë blerje në emër të agjencive të pavarura, ka hapur tender që të blejë produkte të cilat kanë origjinë nga Serbia.

Klubi i Prodhuesve të Kosovës në vazhdimësi ka apeluar ndaj të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës që të përkrahin prodhimet vendore në të gjitha blerjet publike.

Institucionet e Republikës së Kosovës duhet t’i japin përparësi prodhimeve vendore gjatë prokurimit publik, dhe kërkojmë që të ndryshohet Ligji për Prokurimi Publik sepse edhe në bazë të MSA-së lejohet që t’i jepet përparësi prodhimeve vendore. Kjo praktikë zbatohet në shumicën e vendeve të regjionit dhe në vendet e BE-së.

Ky veprim i Agjencisë Qendrore të Prokurimit e shpreh neglizhencën dhe injorancën që ky institucion ka ndaj prodhimeve vendore dhe përkrahjes dhe zhvillimit ekonomik të vendit.

Klubi i Prodhuesve shpreson që qeveria do të marr masat e duhura ndaj këtij veprimi dhe njëherazi kjo të jetë hera e fundit ku prodhimet e huaja të favorizohen dhe prodhimet vendore anashkalohen dhe dëmtohen. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)