Klubi i Prodhuesve të Kosovës nënshkruan marrëveshje me Deloitte
Prishtinë, 1 nëntor - Klubi i Prodhuesve të Kosovës ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Deloitte Kosova për asistim në përpilimin e studimit të fizibilitetit financiar për qendrën e trajnimeve të quajtur Qendra e Kosovare për Përsosmëri të Prodhimit – KOCME (Kosovo Centre for Manufacturing Excellence).
Gjatë javëve në vazhdim, Deloitte Kosova do të zhvillojë këtë studim si përkrahje për qendrën e trajnimeve KOCME dhe kështu do të kontribuojë për komunitetin e biznesit e në veçanti atë të prodhuesve vendor.
Qëllimi kryesor i KOCME do të jetë ngritja e kuadrove të reja profesionale për nevojat e kompanive në fushën e zhvillimit dhe trajnimit të aftësive të punonjësve, kërkimit dhe dizajnit të produkteve, konkurrencës në prodhimdhe inkuadrimittë praktikave më të mira globale në kuadër të mësim-nxënies.
Qendra e trajnimeve KOCME do të ndihmojë në krijimin e një mjedisi ku do të promovojë inovacion dhe do të luajë një rol të rëndësishëm në bërjen e Kosovës vend konkurrues për investime, me fokus në tërheqjen e investitorëve me potencial eksportues.
Klubi i Prodhuesve e ka parë të nevojshme krijimin e kësaj qendre duke pas parasyshse sektori i prodhimit në vazhdimësi ka hasur nëprobleme për gjetjen e punëtorëve të kualifikuar për nevojat e tyre.
Për shkak të mungesës së investimeve në ngritjen profesionale tek të rinjtë, kjo qendër do të ndihmojë nëkrijimin e programeve adekuate të cilat do të ju përshtateshin tregut të punës. Aktualisht, sektori i prodhimit ka mungesë të thellë të punëtorëve të kualifikuar sidomos në teknologjinë e ushqimit dhe mekatronikës.