Klubi i Prodhuesve të Kosovë merr mirënjohje nga Kuvendi i Kosovës
Prishtinë, 19 dhjetor - Kuvendi i Republikës së Kosovës ka ndarë një mirënjohje për Klubin e Prodhuesve, pas angazhimit konstruktiv të Klubit të Prodhuesve në komisionet parlamentare, veçanërisht në Komisionin për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal si dhe në Komisionin për Buxhet dhe Financa.
Klubi i Prodhuesve me punën dhe angazhimin ka kontribuar me komente dhe propozim-amendamente në projektligjet e këtyre komisioneve të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Klubi i Prodhuesve do të vazhdojë edhe në të ardhmen që të jap kontributin dhe do të vazhdojë angazhimin për zhvillimin e sektorit të prodhimit në vendin tonë.