23 Dhjetor 2024

Klubi i Prodhuesve përkrah vendimin për rezervat shtetërore

Prishtinë, 23 shkurt - Klubi i Prodhuesve të Kosovës e përshëndet vendimin e sotshëm të Qeverisë së Kosovë për miratimin e vendimit që rezervat shtetërore të përfshihen në Pakon e Ringjalljes Ekonomike, ku u nda një buxhet prej 10 milionë eurove për rezervat shtetërore.

Klubi i Prodhuesve shpreh përkrahjen ndaj propozimit të ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve,  Hekuran Murati që ky vendim të jetë pjesë e masës 3.8, në Pakon e Ringjalljes Ekonomike.

Duke pasur parasysh luhatjet e fundit të çmimeve në tregjet botërore, blerja e rezervave shtetërore është mese e domosdoshme për stabilitetin e tregut vendor.

Klubi i Prodhuesve në të njëjtën kohë shfrytëzon rastin që të kërkoj nga Qeveria e Kosovës që blerjet për rezervat shtetërore të bëhen me prodhimet vendore, pasi që konsiderojmë që Kosova prodhon mjaftueshëm produkte esenciale që të jenë pjesë e rezervave shtetërore. Njëkohësisht me blerjen e produkteve Made in Kosova, përkrahen vetë prodhuesit vendor dhe qëndrueshmëria ekonomike e vendit tonë.  

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)