Klubi i Prodhuesve nënshkroi memorandum me Rrjetin Evropian të Ndërmarrjeve
Prishtinë, 28 gusht - Klubi i Prodhuesve sot nënshkroi një memorandum bashkëpunimi me Rrjetin Evropian të Ndërmarrjeve, i përfaqësuar nga Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe të Komunikimit të Kosovës – STIKK, për zhvillimin dhe implementimin e disa projekteve specifike përbrenda programit COSME.
Ky memorandum bashkëpunimi ka për qëllim të mbështesë anëtarët e Klubit të Prodhuesve me shërbime profesionale individuale dhe këshilluese në lidhje me punën e Rrjetit Evropian të Ndërmarrjeve, por edhe ofrimin e shërbimeve tjera brenda platformës se tyre.
Pjesë e këtij memorandumi të bashkëpunimi është edhe mbështetja dhe lehtësimi i anëtarëve të Klubit të Prodhuesve në aplikimin drejt thirrjeve të ndryshme të granteve të programit COSME dhe mundësive të tjera si ndërkombëtarizimi, inovacioni, promovimi i eksportit, teknologjia dhe transferimi i njohurive, etj.