06 Nëntor 2024

Klina nis mbarë vitin në realizimin e të hyrave vetanake

Klinë, 7 shkurt - Komuna e Klinë, e ka nisur mirë vitin kalendarik në realizimin e të hyrave vetanake, të cilat kanë shënuar rritje për 64 % më shumë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Drejtori i Drejtorisë për Financa, Ekonomi dhe Zhvillim, Aziz Desku, njofton se Komuna e Klinës gjatë muajit janar 2018 ka realizuar të hyra vetanake  në vlerë prej 64.847.66 euro nga llojet e ndryshme të të hyrave vetanake të administratës komunale dhe  6.620,00 të hyra nga gjobat e trafikut.

Gjithsej të hyra në muajin e parë të vitit janë realizuar 71.467,66 euro. Të hyrat vetanake për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kanë qenë  43.573,02 euro.

“Kemi një rritje të të hyrave vetanake në janar të këtij viti krahasuar me janarin e vitit të kaluar për 64.02 % ose shprehur në vlerë absolute 27.894.64 euro më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”, thotë drejtori Desku.​

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)