Klima e të bërit biznes çdo ditë edhe më e rëndë
Prishtinë, 10 shtator - Pronari i Euro Panel z.Ibrahim Konushevci priti në takim përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës, ku u njoftua me shërbimet e OAK-së për bizneset anëtare dhe aktivitetet e ndërmarr nga oda për të ndihmuar në krijimin e lehtësirave për bizneset.
Konushevci theksoi që edhe biznesi i tij , si shumë biznese tjera në vendin tonë, problemin kryesor e kanë energjinë elektrike dhe ndaljet që vijnë pa paralajmërim. Ai shtoi që ka pas raste kur brenda një dite të vetme të ketë deri katër herë ndërprerje të pa paralajmërueshme të energjisë dhe se çdo ndërprerje i ka shkaktu 300-400 € humbje, kjo për shkak se lloji i punës është i tillë që çdo ndërprerje ndikon në prishjen e materialit.
Problem tjetër u konsiderua edhe maxigrafi, pasiqë për çdo start biznesit i shkaktohen kosto shtesë.
Parregullësi të mëdha u konsiderua të ketë edhe prej Doganës dhe ATK-së, ku sipas Konushevcit dy biznese po lirohen nga taksa doganore dhe ajo e TVSH-së me arsyetimin që janë prodhues, edhe pse dihet që ato thjeshtë importojnë panele të gatshme. Ai edhe pse ka reagu ndaj këtij rasti, nuk ka marrë përgjigje pozitive nga inspektorët, duke e arsyetuar këtë vendim që këto biznese bëjnë gjysmë prodhim, edhe pse një gjë e tillë nuk ndodh në realitet.
Bizneset duhet të unifikohen sepse vetëm kështu do të tejkalohen më lehtë sfidat me të cilat ato po përballen vazhdimisht, u tha ndër të tjera nga kryetari i Odës së Afarizmit të Kosovës Skënder Krasniqi. Ai gjithashtu premtoi që OAK do të bëjë çdo gjë nga ana e saj në mënyrë që rasti me ATK dhe Dogana të zgjidhet sa më shpejtë.
Në fund të këtij takimi z.Konushevci shtoi që biznesi i tij do të jetë anëtarë i OAK-së dhe se do të punoj që së bashku të krijojmë një ambient më të favorshëm për të bërit biznes në Kosovë.
Oda e Afarizmit të Kosovës në këtë takim u përfaqësua nga: kryetari i bordit Skënder Krasniqi dhe zyrtaret Mirjeta Shala dhe Bleta Zhigolli.
Për më shumë, Euro Panel është biznes i ri i cili bënë prodhimin e paneleve izoluese të mbushura me poliuretan, e që ndryshe njihen si sandwich panele.