Klientët e bankave në Qipro humbasin mijëra euro

Nikozia, 1 prill - Zyrtarët në Qipro thonë se klientët e bankës më të madhe në vend mund të humbasin deri në 60 për qind të parave që ata kanë, mbi shumën e 128 mijë dollarëve.
Rreth 40 për qind e të gjitha kursimeve do të konvertohen në aksione të bankës, ndërsa pjesa tjetër mund të ngrihen, mund të marrin formën e një tjetër kapitali, ose në fund të fundit, mund të mos pagohen më kurrë.
Këto kushte janë në kuadrin e paketës së ndihmave që Bashkimi Evropian po i jep Qipros, për ta shpëtuar vendin-ishull nga falimentimi.
Bankat në Qipro u rihapën të enjten, për të parën herë pas dy javësh, ndërsa qeveria negocioi paketën me vlerën e 13 miliardë dollarëve me fqinjët evropianë, Bankën Qendrore Evropiane dhe me Fondin Monetar Ndërkombëtar.