KKK ndëshkon kompanitë e sigurimeve me 1 milion euro
Prishtinë, 29 dhjetor - Komisioni Kosovar i Konkurrencës (KKK) në mbledhjen e radhës, pasi që përmbylli hetimet shumë mujore për kompanitë e sigurimeve Mbi marrëveshjen e caktimit të çmimeve për shitjen e policave të auto përgjegjësisë ndaj palës së tretë mori vendim për ndeshkimin e 10 kompanive te sigurimeve me 1 milion euro.
Komsioni ka vërtetuar se ekziston marrëveshja në mes të kompanive të sigurimit data 3 korrik 2009 e mbajtur në Gjakovë me të cilën janë fiksuar çmimet e plisave të sigurimit dhe me këtë veprim i është pamundësuar klientit që të zgjedh kompaninë më të favorshme, njëherit është bërë kufizimi dhe çrregullimi i Konkurrencës në treg që bie ndesh me nenin 3 të Ligjit për Konkurrencën.
Po ashtu është vërtetuar se, te gjitha kompanitë e poshtëshënuara (dhjete sish) janë nënshkruese te Marrëveshjes.
Komisioni ka shqipuar masen e sanksionit administrativ prej 100.000 euro (njëqindmijë euro), te gjitha kompanive, bazuar në nenin 35.1. germa e. të Ligjit për Konkurrencën.
Po ashtu KKK shpall te pa vlefshme e shfuqizuar dhe e pa zbatueshme Marrëveshja e datës 03. 07. 2009. e mbajtur në Gjakovë, sipas nenit 35.1 germa b. të Ligjit për Konkurrencën.
Kompanitë e sigurimeve:
1. K.S. SIGURIA me nr. të regjistrimit 70167671 adresa Luan Haradinaj Llamella A Prishtinë.
2. K.S. INSIG me nr. të regjistrimit 70243699 adresa Mujo Ulqinaku nr. 6. Pejton Prishtinë
3. K.S .CROATIA SIGURIMI me nr. të regjistrimit 70260436 adresa 5-a, Luan Haradinaj Prishtinë.
4. K.S. SIGAL me nr. të regjistrimit 70105804 adresa Pashko Vasa p.n. Prishtinë.
5. K.S. SIGMA me nr. të regjistrimit 70202932 adresa Zona 1. Pashko Vasa Prishtinë.
6. K.S.DUKAGJINI (ILLYRIA) me nr. të regjistrimit 70152892 adresa N. Terezë nr. 33. Prishtinë
7. K.S. GRAËE ELSIG me nr. të regjistrimit 70490986 adresa Trepça nr. 15. Prishtinë
8. K.S. KOSOVA e RE me nr. 70034247 adresa Lagja Kalabria nr. 5. Bll. B1 Prishtinë
9. K.S. SIGKOS me nr. të regjistrimit 70249109 adresa Sylejman Vokshi H-B, nr. 1 (pallati i kuq) Prishtinë,dhe
10. K.S. DARDANIA me nr. të regjistrimit 70020555 adresa Sylejman Vokshi nr. 4. Prishtinë.