18 Maj 2024

Kjo javë vendimtare për të ardhmen e euro-së

Bruksel, 1 gusht - Kjo javë do të jetë vendimtare për të ardhmen e monedhës europiane. Gjatë këtyre ditëve do të zhvillohen takime të rëndësishme politiko-ekomomike ku në qendër të bisedimeve do të jetë çështja e tregjeve të bonove sovrane dhe roli i BQE për blerjen e këtyre bonove.

Shpëtuesit e euros duan të bëjnë gjithçka për ruajtjen e eurozonës. Por çfarë do të thotë gjithçka? Lëvizja vendimtare e BQE-së pritet të enjten.

Në Bruksel flitet shumë për emergjencë, ndërhyrje për shpëtimin e monedhës së përbashkët euro në 17 vendet anëtare të eurozonës.

Monedha e përbashkët, sipas shefit të Grupit të Euros Jean-Claude Juncker, ndodhet në rrezik ndaj tani duhet që të hidhen para në tregjet e prekura financiare.

E ndërsa dhe presidenti i BQE-së Mario Draghi më herët ka deklaruar se se banka e tij do të bëjë ç`është e mundur brenda mandatit të saj për ta shpëtuar euron. \"Më besoni, do të jetë e mjaftueshme\", u shpreh Draghi në Londër.

Kësaj deklarate iu bashkuan edhe kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel, presidenti francez Francois Hollande dhe kryeministri italian Mario Monti.

Në një takim me ministrin gjerman të Financave Wolfang Schauble sekretari amerikan i Thesarit Timothy Geithner shprehu besimin në aftësinë e vendeve anëtare të Eurozonës për të zbatuar reformat si dhe për të arritur në një integrim më të madh europian duke kapërcyer krizën e borxheve.

Pavarësisht deklaratave shumë ekspertë mendojnë se ekonomia europiane është në një krizë të thellë, e ndërsa shifrat e eurostat treguan se në eurozona arriti një record të ri të papunësisë, në 18 milionë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)