Kirza e Eurozonës rrit shqëtsimin e Ballkanit Përendimor
Zagreb, 18 nëntor - Ballkani Perëndimor po shikon me shqetësim të madh krizën e borxhit në zonën euro dhe kryesisht në Itali dhe në Greqi, dy vende fqinje shumë të pranishme në rajon dhe shumë mendojnë se efektet e saj do të rriten në muajt e ardhshëm.
''Reduktimi i këmbimeve tregtare dhe investimeve të huaja të drejtpërdrejta, ndoshta do të ulë kreditë bankare dhe transfertat nga fondet e diasporës janë rreziqet kryesore që njoftohen në rajon'', thekson Banka Botërore në një raport të publikuar të mërkurën.
''Dhe ky ndikim rrezikon të jetë më i madh se në vendet e Bashkimit Evropian që luajnë një rol të rëndësishëm në ekonominë e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, Serbi, Shqipëri, Bosnje, Kosovë, Maqedoni dhe Mali i Zi'', shtoi Banka Botërore.
''Rreth 58,2 për qind e eksporteve totale të këtyre gjashtë vendeve ishin destinuar në Bashkimin Evropian në vitin 2010 dhe kryesisht në Itali dhe Gjermani'', shton Banka Botërore.
Në Kroaci, që do të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian në vitin 2013, frikërat e ekonomistëve janë të ngjashme.
"Pjesa më e madhe e bankave të huaja e kanë origjinën nga vendet evropiane, me një pjesë relativisht të rëndësishme nga bankat greke dhe italiane", theksoi Ron Hood, një ekonomist i Bankës Botërore.
Banka Botërore parashikon një rritje ekonomike në Ballkanin Perëndimor me 2,5 për qind në 2011 dhe 2,1 për qind në vitin 2012, në rast të kapërcimit të krizës ekonomike në zonën euro.
''Por, nëse kjo nuk ndodh, rritja ekonomike e këtyre gjashtë vendeve do të jetë e dobët'', shtoi ajo.
"Serbia tashmë është prekur nga kriza. Aktiviteti ekonomik është ulur dhe projektet e rritjes ekonomike për vitin e ardhshëm janë në rrezik'', theksoi guvernatori i Bankës Qendrore Serbe, Dejan Shoshkiç.
Zyrtarët serb kanë parashikuar rritje ekonomike me 1,5 për qind për vitin 2012.
Presidenti, Boris Tadiç dhe ministri i Ekonomisë, Nebojsha Ciriç shprehën shqetësimin për krizën e borxhit në Itali, për shkak të reduktimit të eksporteve me destinancion këtë vend, si pasojë e uljes së kërkesës.
Sepse, Italia është vendi i parë eksportues për Serbinë dhe importuesi i tretë. Kompanitë italiane ''Fiat'' dhe ''Benetton'' bëjnë pjesë mes investitorëve kryesorë të vendit.
Kjo krizë e borxhit në zonën euro dhe pasojat e saj po shfaqen pikërisht në momentin ku rajoni po fillon të ngrejë kokën pas krizës ekonomike botërore të vitit 2008.