Kirza debitore e Greqisë do ta bëjë Evropen me të fuqishme
Tokio , 17 korrik - Evropa po punon shumë për kapërcimin e pasojave të krizës debitore të Greqisë dhe nga ajo do të dalë më e fuqishme nga kjo, deklaroi në Tokio kryeministri francez Fransua Fillon.
Në një fjalim para një grupi biznesmenësh në kryeqytetin japonez, Fillon theksoi se e ardhmja e Bashkimit Evropian dhe e valutës së saj euro nuk është e rrezikuar.
"Kriza debitore e Greqisë është problem klasik me borxh dhe nuk paraqet tregues për dobësinë qenësore të euros", theksoi ai.
Ai theksoi se me orvatjet për kapërcimin e krizës debitore, Evropa dëshiron të përforcojë pozicionin e saj si zonë e stabilitetit buxhetor dhe rritjes.
"Është e vërtetë që ne përballemi me një krizë serioze, por ajo nuk e rrezikon të ardhmen e euros, sepse kursi aktual i saj është pasqyrë e gjendjes ekonomike në BE", theksoi kryeministri francez në fjalimin para biznesmenëve në Tokio.