Kinezëve u konvenon ngadalësimi i rritjes ekonomike
Pekin, 21 korrik - Qeveria kineze lajmëroi se në gjysmën e parë të këtij viti, ka shënuar ngadalësim të rritjes së prodhimtarisë industriale dhe të ardhurave të sipërmarrjeve shtetërore, transmeton Smedia.
Në gjysmën e dytë të vitit 2010, nga ana tjetër, pritet zvogëlim i eksportit, gjë që bën të ditur në ngadalësimin e rritjes së kësaj industrie të madhe botërore.
Zëdhënësi i Ministrisë kineze të Industrisë dhe teknologjisë informatike, Xhu Hunxhen, deklaroi se rritja e ngadalshme do ta sjellë këtë industri, përndryshe shpenzuese të madhe të energensave, të bëhet më efikase, por njëherit paralajmëroi se për eksportuesit në firmat e vogla po vijnë kohëra të vështira.