Kinë: Vëllimi i ekonomisë private zë mbi 50 për qind të GDP-së
Pekin, 7 korrik - Vëllimi i përgjithshëm i ekonomisë private zë mbi 50 për qind të GDP-së së Kinës. Këto bëri të ditur më 6 korrik Huang Mengfu, kryetari i Federatës Pankineze të Qarqeve Industrialo-Tregtare, në një forum kinez për zhvillimin e ekonomisë private.
Huang tha se nga janari deri në prill, investimet nga ndërmarrjet qeveritare zunë 35% të investimeve të përgjithshme, ndërsa investimet private mbi 57 për qind.
Në krahasim me treguesin mesatar nga viti 2003 deri 2010, përqindja e investimeve qeveritare u ul 8.3 pikë, ndërsa investimet private u shtua 22.5 për qind.