Kinë, sektori privat kontribut të madh fiskal
Pekin, 8 shkurt - Ekonomia private po jep kontribut fiskal gjithnjë e më të madh, thotë një raport i publikuar ditët e fundit nga Shoqata Kombëtare Industriale-Tregtare e Kinës.
Sipas raportit sektori privat, po luan një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në ndërtimin shoqëror.
Në vitin 2010, nën ndikimet e rënda të krizës financiare ndërkombëtare, kompanitë private paguan 1.1 trilion juanë taksa, shifër kjo 20% më e lartë, në krahasim me vitin 2009 dhe sa shuma e taksave të paguara nga kompanitë shtetërore.