08 Nëntor 2024

Kinë, së shpejti librezë unike për të huajt e punësuar

Pekin, 10 shtator - Kina do të nisë së shpejti eksperimentin e sistemit të lejes së punës për të huaj duke bashkuar në një \"Lejen e Qëndrimit dhe të Punësimit të të Huajve\" dhe \"Certifikatën e Ekspertit të Huaj\".

Dokumenti i ri do të jetë një certifikatë e ligjshme e të huajve që punojnë në Kinë dhe secili prej tyre do të disponojë një numër të përhershëm unik.

Eksperimenti do të fillojë nga 1 prilli i vitit 2017, kur në mbarë Kinën do të lëshohet njëherësh \"Leja e Punës për të Huaj\" dhe do të ndalohet shpërndarja e \"Lejes së Qëndrimit dhe e Punësimit\" dhe \"Certifikata e Ekspertit\".

Ndërkohë, dokumentet e vjetër do të vijojnë vlefshmërinë deri në arritjen e datës së skadimit. Të huajt me certifikata të vjetra mund t\'i zëvendësojnë ato me dëshirë dhe të pajisjen me librezën e re.

Njëkohësisht, do të krijohet sistemi unik kombëtar i shërbimit dhe i administrimit për punonjësit huajt në Kinë, duke thjeshtuar procedurën e aplikimit të lejes.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)