Kinë, rroga minimale do të rritet 13 për qind çdo vit
Pekin, 30 qershor - Rrogat minimale në Kinë do të rriten çdo vit 13%, sipas parashikimit të planit të XII-të 5-vjeçar mbi burimet njerëzore dhe mbrojtjes shoqërore, publikuar ditët e fundit.
Statistikat tregojnë se në tre mujorin e parë të këtij viti, 13 provinca kineze korrigjuan standardin më të ulët të rrogave, duke i rritur ato mesatarisht me 20.6%.
Aktualisht në Shenzhen regjistrohet rroga minimale më e lartë prej 1320 juanë, ndërsa në Pekin rroga më e lartë për orë arrin në 13 juanë.