Kinë, rritje e shpejtë ekonomike edhe në 2011
Pekin, 24 janar - Ekonomia kineze parashikohet të ruajë rritje të shpejtë edhe këtë vit. Ndërkohë qeveria, do të jetë në gjendje të kontrollojë inflacionin. Parashikimi është i Akademisë kineze të Shkencave, në raportin e saj vjetor.
Sipas raportit, në vitin 2011 ekonomia kineze do të ruajë prirjen e zhvillimit të qëndrueshëm dhe të shëndetshëm. Nxitje për ekonominë këtë vit, do të jetë kërkesa e brendshme.
Raporti parashikon gjithashtu se në vitin 2011, Kina do të shpejtojë rritjen e investimeve, por rritja në tregtinë e jashtme do të ulet dukshëm në krahasim me vitin 2010