16 Nëntor 2024

Kinë, rritet taksa e konsumit të cigares

Pekin, 9 maj - Ministri i Financave të Kinës njoftoi se përqindja e taksës së shitjes me shumicë të cigareve, do të rritet në 11% .

Si prodhues dhe konsumator nr. 1 i duhanit në botë, Kina ka mbi 300 milionë duhanpirës, shifër kjo, që pothuajse barazohet me popullsinë e ShBA-së.

Të dhënat zyrtare tregojnë se çdo vit mbi 1.3 milionë kinezë vdesin nga sëmundjet që kanë të bëjnë me duhanpirjen.

Për të frenuar numrin e duhanpirësve, Kina publikoi një projekt-rregullore mbi kontrollin e duhanit në fund të vitit 2014 që të ndalohen reklamat e duhanit në çdo formë, sponsorizimi dhe promovimi i produkteve të cigareve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)