19 Nëntor 2024

Kinë, rënie e Treguesit të Klimës së Biznesit

Pekin, 21 janar - Treguesi i Klimës së Biznesit i Kinës, një matës i rëndësishëm i perspektivës makroekonomike të vendit, ra ​​në tremujorin e katërt të vjetshëm, sipas të dhënave të publikuara.

Në tre muajt e fundit të vitit 2013 ky tregues ishte 119.5 pikë, dy pikë më pak se në tremujorin e tretë, bëri të ditur në një deklaratë Zyra Kombëtare e Statistikave e Kinës.

Megithatë, sipas deklaratës, shifra vazhdon të qëndrojë mbi 100 pikë, duke treguar se sipërmarrjet kineze ende veprojnë në një klimë optimiste.

Një tregues më shumë se 100 pikë dëshmon për një klimë të mirë dhe optimiste.

Zyra Kombëtare e Statistikave bëri të ditur po të hënën që produkti i brendshëm bruto i Kinës në vitin 2013 u rrit 7.7 për qind, duke tejkaluar objektivin prej 7.5 për qind

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)