Kinë, përqindja e papunësisë arrin 4.1%
Pekin, 26 prill - Zëdhënësi i Ministrisë së Burimeve Njerëzore dhe i Sigurimeve Shoqërore Yin Chengji bëri të ditur më 25 prill se në tremujorin e parë të sivjetshëm u shtua me 3.32 milionë numri i të papunëve, ndërkohë që 1.39 milion të tjerë u ripunësuan.
Përqindja e papunësisë së regjistruar është 4.1%, shifër kjo sa niveli në fund të vitit 2011.
Siç mësohet, sivjet qeveria qendrore do të shtojë përkrahjen në drejtim të nxitjes së punësimit dhe pritet që të jepen 43.9 miliardë juanë për këtë qëllim.