Kinë, mbi 36 milionë kompani private
Pekin, 1 tetor - Siç bëhet e ditur nga Drejtoria Shtetërore Industrialo-Tregtare e Kinës, deri në 6-mujorin e parë të këtij viti, numri i kompanive private në Kinë arriti në mbi 36 milionë ku janë të punësuar rreth 73.34 milionë punonjës.
Qeveria kineze inkurajon zhvillimin e ekonomisë private, pasi kompanitë private kanë luajtur një rol të pazëvendsueshëm për shtimin e punësimit, nxitjen e zhvillimit ekonomik, ruajtjen e stabilitetit shoqëror etj.