Kinë, kreditë rriten për 16 për qind
Pekin, 13 shtator - Më 12 shtator, zëdhënësi i Bankës Qendrore të Kinës u shpreh se këtë vit, rritja normale e kredive në Kinë përputhet me parashikimet e makro-kontrollit dhe me kërkesat e politikës së qëndrueshme monetare.
Deri në fund të gushtit të këtij viti, kreditë në monedhën vendase u rritën 16% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Ky zëdhënës shtoi se megjithëse tani po mbahen nën kontroll disa faktorë që shkaktojnë ngritjen e çmimit të mallrave, inflacioni ndodhet ende në një nivel të lartë dhe duhet t\'i përmbahet politikës së qëndrueshme monetare.