Kinë, hapen mbi 6,9 milionë vende të reja pune
Pekin, 26 korrik - Zëdhënësi i Ministrisë së Burimeve Njerëzore dhe të Sigurimeve Shoqërore të Kinës Yin Chengji bëri të ditur se në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, në Kinë janë hapur afro 6,9 milionë fronte pune, duke realizuar nivelin më të ri historik në të njëjtën periudhë dhe se situata e punësimit në përgjithësi paraqitet e qëndrueshme.
Yin Chengji vuri në dukje se shkaqet kryesore bazohen në 3 aspekte; punësimi i ndërmarrjeve ka qenë i qëndrueshëm, pjesa qendrore dhe jugore ka stimuluar rritjen e punësimit në vend dhe së treti është vënë re një rritje e kërkesës për shtimin e punonjësve nga sektorët e shërbimeve.
Yin përfundoi duke u shprehur se edhe në gjashtëmujorin e dytë të vitit prirja e punësimit do vijojë e qëndrueshme.