Kinë, fitimet e bankave arrinë në 1.5 trilionë juanë

Pekin, 29 prill - Prej themelimit të Komitetit Kombëtar të Mbikëqyrjes Bankare, sektori bankar në Kinë ka patur zhvillim të mirë, duke mbështetur zhvillimin e shpejtë dhe të qëndrueshëm të ekonomisë kineze.
Sipas statistikave, deri në fund të vitit 2012, vëllimi i përgjithshëm i kapitaleve në sektorin bankar të Kinës arriti në 133 trilionë juanë, 5 herë më shumë se 10 vjet më parë, duke realizuar fitime neto prej 1.5 trilionë juanësh, plot 50 herë më shumë se në vitin 2003.
Deri në fund të vitit 2012, katër bankat shtetërore, si ICBC, ABC, BC dhe CBC kanë mbaruar regjistrim në tregun e aksioneve, duke u bërë institucione me rëndësi ndërkombëtare.
Tani, këto katër banka kineze, me vlerën e tyre tregtare, janë renditur në 10 vendet e para të botës. Ndërsa nga ana e kapitaleve totale, ato janë renditur në 20 vendet e para.
Kryetari i Komitetit Kombëtar të Mbikëqyrjes Bankare Shang Fulin u shpreh se tani sektori bankar në Kinë ndodhet në një fazë të mirë zhvillimi.
\"Por me ndikimet ndërkombëtare si dhe ato të brendshme, perspektiva e këtij sektori ka gjithnjë e më shumë paqartësi dhe nevojë për kontrollin e rrezikut,\" nënvizon Shang.