28 Prill 2024

Kinë, ekonomia do të rritet 7 për qind në vit para 2015

Pekin, 6 mars - Në 5 vjet të ardhshëm, ekonomia kineze synon rritjen mesatre prej 7% në vit, në bazë të ngritjes së dukshme të cilësisë dhe të efektivitetit. Sipas çmimit të vitit 2010, deri në vitin 2015 GDP-ja do të kalojë 55 trilionë juanë.

Këto Wen Jiabao i tha gjatë raportit të tij mbi veprimtaritë e qeverisë, në sesionin vjetor të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës, organ suprem të pushtetit të Kinës.

Në këtë sesion do të shqyrtohet dhe të miratohet projekti i "Pesëvjeçarit të 12-të" të ekonomisë kombëtare dhe zhvillimit shoqëror të Kinës.

Wen Jiabao vuri tha se rritja e ekonomisë kineze do të mbështetet te koordinimi i konsumit, investimeve dhe të eksportit.

Në vitin 2011, Kina do të zbatojë politikën pozitive financiare dhe politikën e qëndrueshme monetare. Objektivi i rritjes së GDP-së do të jetë 8% dhe deficiti financiar do të ulet në 900 miliardë juanë, ose 2% të GDP-së.

Më 5 mars, në raportin e tij mbi veprimtaritë e qeverisë, kryeministri kinez Wen Jiabao bëri të ditur se do të përsosë më tej mekanizmin e formimit të kursit të këmbimit valutor të RMB-së dhe do të kontrollojë me vëmendje lëvizjen e kapitaleve të huaja për të parandaluar hyrjen e "parave të nxehta".

Kina do të fillojë edhe politikën e qëndrueshme monetare, në vend të politikës së lirë monetare, të zbatuar në përballim kundër krizës monetare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)