Kina zotohet të nxjerrë nga varfëria të gjithë të varfrit deri në 2020
Pekin, 24 nëntor - Kina u zotua për të nxjerrë nga varfëria të gjithë të varfrit deri në vitin 2020, kohë kur përfundon dhe plani i ardhshëm pesëvjeçar i zhvillimit ekonomik dhe shoqëror.
Një deklaratë e Byrosë Politike e Komitetit Qendror thotë se nxjerrja e popullsisë nga varfëria është kyçi i ruajtjes së paqes dhe stabilitetit.
Deklarata thekson se ndërsa Kina ka hyrë në etapën e \"normales së re\" me zhvillim më të ngadalshëm ekonomik, por më të qëndrueshëm, nxjerrja e popullsia nga varfëria është një rrugë e rëndësishme për të nxitur konsumin e brendshëm dhe stimuluar rritjen.
Gjatë tre dekadave të kaluara Kina ka nxjerrë nga varfëria rreth 700 milionë banorë që jetojnë në zonat rurale, ndërkohë deri në fund të vitit të kaluar vendi numëronte mbi 70 milionë njerëz që jetojnë në fshat nën nivelin e varfërisë me 2,300 juan në vit, më pak se 400 dollarë.
Kina do të nxjerrë nga varfëria 50 milionë njerëz nga varfra deri në vitin 2020 duke mbështetur industrinë, arsimimin, punësimin dhe kujdesin shëndetësor për ta. Ndërsa pjesa tjetër, rreth 20 milionë banorë që janë në pamundësi për të punuar do të ndihmohen nëpërmjet fondit \"Dibao.\"