Kina u bë vendi i 5-të për investime në botë
Pekin, 11 dhjetor - Kina u bë një ndër investuesit më të madhe në botë. Në renditje para saj janë SHBA-ja, Franca, Japonia dhe Gjermania. Kështu shkruante më 9 dhjetor, gazeta britanike Financial Times".
Që nga viti 2004 investimet direkte të Kinës në vende të tjera kanë njohur vetëm rritje. Në vitin 2003 vëllimi i investimeve direkte të Kinës në vende të tjera, arriti 2 miliardë e 8500 milionë dollarë, kurse në vitin 2009 shkoi deri në 56 miliardë e 500 milionë dollarë. Sipas përllogaritjeve, rritja mesatare vjetore ishte 55%.
Specialistët parashikojnë se gjatë viteve të ardhshme investimet direkte të Kinës në vende të tjera, do t'i kalojnë madje përmasat e investimeve të ndërmarrjeve të huaja në Kinë.