Kina synon rritjen ekonomike me rreth 6.5 për qind në vitin 2017
Pekin, 6 mars - Mijëra delegatë nga e gjithë Kina janë mbledhur në Pekin për sesionin vjetor të parlamentit që filloi të dielën në Sallën e Madhe të Popullit.
Kryeministri Li Keqiang u tha delegatëve se Kina dëshiron të zgjerojë rritjen e saj ekonomike me rreth 6.5 për qind në vitin 2017.
Vitin e kaluar, rritja e synuar ishte mes të 6.5 në 7 për qind dhe arriti në 6.7 për qind, ritmi më i ngadaltë në 26 vjet. Këto rritje të ngadalda janë duke u toleruar nga udhëheqësit, si mënyrë për t\'u marrë me shqetësimet rreth niveleve të larta të borxhit.
Kryeministri Li ka premtuar për të trajtuar edhe një nga problemet më të dukshme të vendit - ndotjen e ajrit. \"Ne do ta bëjmë qiellin përsëri të kaltër,\" tha ai. \"Ne do të shtojmë kërkimet mbi shkaqet e smogut duke përmirësuar bazën shkencore dhe duke analizuar hapat që duhet të ndërmarrim.\"
Zoti Li tha se të gjithë janë përgjegjës për zgjidhjen e problemit. \"Për sa kohë që e gjithë shoqëria vazhdon të përpiqet, ne do të kemi gjithnjë e më shumë qiell të kaltër\". Ai tha se Kina do të marrë hapa për të forcuar parandalimin dhe kontrollin e ndotjes së ujit dhe tokës.
Ndërsa klasa e mesme kineze është bërë më e vetëdijshme për rreziqet e ndotjes, ajo ka zhvilluar protesta kundër rrezikut të mbetjeve kimike.
Kryeministri tha se qeveria gjithashtu do të përshpejtojë përpjekjet për të hequr makinat e vjetra nga qarkullimi në rrugë dhe do të nxisë përdorimin e makinave me energji të pastër.