Kina synon hapjen e 9 milion vendeve të punës
Pekin, 20 dhjetor - Ministri i Burimeve Njerëzore dhe Sigurimeve Shoqërore të Kinës Yin Weimin deklaroi të martën se gjatë vitit të ardhshëm synohet hapja e mbi 9 milionë vendeve të reja të punës në zonat urbane dhe që niveli i papunësisë të mbahet nën 4.6%.
Yin Weimin bëri të ditur se në 11 muajt e parë të këtij viti, janë punësuar 12 milionë e 20 mijë persona dhe 5.25 milionë të papunë kanë rigjetur vende pune.
Sipas ministrit, në fund të tremujorit të tretë niveli i papunësisë ishte 4.1% dhe situata e punësimit është e qëndrueshme, por ai përmendi edhe faktin se në Kinë mesatarisht mbi 24 milionë persona në vit kërkojnë punë.