27 Prill 2025

Kina shtoi fondet për zhdukjen e varfërisë

Pekin, 30 mars - Ministria e Financave njoftoi të premten se gjatë 2012-ës u vunë në dispozicion 299.6 miliardë juanë (47.79 miliardë dollarë amerikanë) për zhdukjen e varfërisë në zonat rurale.

Në krahasim me një vit më parë fondet shënuan një rritje prej 31.9%.

Ato u përdorën për të ndihmuar në rritjen e prodhimit bujqësor, përmirësimin e jetës së banorëve, arsimimin e garantimin e shërbimeve shëndetësore dhe sociale.

Sipas Ministrisë, janë bërë përpjekjet e duhura për zhdukjen e varfërisë, duke hartuar politika të caktuara dhe janë rritur fondet për këtë qëllim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)