Kina shfaq interes për bahskëpunim ekonomik të avancuar me Kosovën
Prishtinë, 5 qershor - Kryetari i Odes Ekonomike te Kosoves Safet Gerxhaliu, të martën ka pritur një delegacion të nivelit të lartë kinez, të udhehequr nga Ma Lihui- Udhëheqës i zyrës kineze në Prishtinë, Zhang Peng - atashe në Ambasaden e Kinës në Beograd, Lei Yufeng komisionar i Bankes Kineze për Zhvillim dhe Zhu Lianqi konsulent për qështje ekonomike.
Në këtë takim temë qendrore e bisedimeve ishte mundesia e avancimit të bashkepunimit ekonomik në mes të dyja shteteve.
Kryetari Gerxhaliu falenderoi delegacionin per interesimin që kanë shfaqur për bashkepunim me Kosovën dhe në veqanti për hapat pozitiv që kanë ndodhur pas takimit të fundit të organizuar në tetor të vitit të kaluar, ku nga OEK-u u kerkua që për komunitetin e biznesit kosovarë të gjindet një formë e lehtesimit të marrjes së vizave dhe atë në pasaporta të Kosovës.
Me gëzon fakti që në këtë drejtim janë bërë disa hapa pozitive, të cilët me siguri se do të avancohen dhe krahas bashkëpunimit tregtar do të krijohen edhe forma të tjera të bashkëpunimit, ka thënë Safet Gërxhaliu.
Komuniteti i biznesit vendore është mjaftë aktiv në tregun e Kinës dhe kjo dëshmonë se ky vend është duke kaluar nga qasja kuantitative e prodhimit në atë kualitative.
\"Jemi të interesuar që raportet ekonomike të mos karakterizohen vetem permes tregtise klasike, por vertete të gjinden edhe forma të tjera, ashtu që të mundesohet që prodhimet kosovare të depertojnë në tregun kinez, e më gjerë. Në të njëjten kohë, krahas transferit të teknologjisë nga Kina të barten edhe pervojat e tyre profesionale\".
Në takim u shtruar nevoja për vizitave të misioneve tregtare, qoftë nga Kosova në Kinë dhe anasjelltas.
Kjo të bëhet me të vetmin qëllim për permiresimin e imazhit të Kosovës, të forcohet mirebesimi reciprok dhe për shfrytezimi e potencialit financiar kinez në projekte të ndryshme të rëndesishme në Kosovë, apo në vende të tjera.
Kosova me kalimin e kohës dhe me investimet në infrastrukturë është duke e forcuar pozitën e vetë strategjike. Duke shtuar potencialet e tjera që ka, duhet të pranohet se është duke u shënderuar në një udhekryq të rëndesishëm strategjikë në Europën Juglindore, theksoi Gërxhaliu.
Zhang Peng theksoi se e gëzon fakti që takimet në nivel ekonomik mes Kinës dhe Kosovës janë duke u intensifikuar. Adhja e një delegacioni të tillë kinez në këtë përbërje dëshmonë me së miri seriozitetin e Kinës për avancimin e bashkëpunimit ekonomik në forma sa më të avancuara që është e mundur dhe të dilet nga klisheja e tregtisë klasike, që e karakterizonë bashkepunimin tonë deri me tani.
Deshirojmë ta ndryshojmë qasjen sipas të cilës Kina vetëm prodhon e shetë dhe tju bejmë me dije se ne jemi të hapur për blerjen e produkteve kosovare, për investime të përbashkëta, për depertim në tregje të treta dhe në veqanti për investime kapitale dhe këtë e dëshmon prania e perfaqesuesit të Bankës Kineze për Zhvillim, tha z. Zhang Peng..
Të dyja palët u pajtuan se duhet të intesifikohet dialogu dhe këmbimi i nformatave, të organizohen vizita dhe misione tregëtare, në një të ardhme në disa qytete të Kinës të organizohet një konferencë për promovim të investimeve në Kosovë dhe përmes këti bashkëpunimi të hapen sfida tjera të rëndesishme për të dyja shtetet.