Kina, Rusia dhe Mongolia miratojnë planin për Korridorin Ekonomik
Tashkent, 25 qershor - Para Samitit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait në Tashkent u zhvillua një takim tripalësh mes presidentit kinez Xi Jinping dhe homologëve të tij rus dhe mongol.
Të tre udhëheqësit miratuan planin e zhvillimit për ndërtimin e një korridori ekonomik, që do të lidhë tre vendet. Ata u zotuan dhe për forcimin e lidhjes së transportit dhe bashkëpunimin ekonomik.
Gjatë takimit tre liderët u ndalën dhe në mundësitë e lidhjes së nismës kineze të \"Brezit Ekonomik të Rrugës së Mëndafshit\", me strategjitë ruse të zhvillimit ndërkontinental dhe programin e Mongolisë për Rrugën e Stepës, si dhe për zgjerimin e bashkëpunimit në kornizën e OBSH-së në fushën e transportit, sigurisë ushqimore, uljes së fatkeqësive natyrore dhe energjitikës