Kina pritet të liberalizojë normën e interesit në dy vjet
Pekin, 11 korrik - Kreu i Bankës Qëndrore të Kinës ka theksuar se liberalizimi i normës së interesit mund të përfundojë brenda dy viteve të ardhshme.
Duke folur në përfundimin e Dialogut të këtij viti Strategjik dhe Ekonomik Kinë-SHBA, Zhou Xiaochuan tha se koha për realizimin e kësaj do të varet nga kushtet ekonomike si në Kinë, ashtu edhe jashtë saj.
\"Koha për realizimin e kësaj është caktuar në bazë të ekonomisë së brendshme dhe asaj ndërkombëtare, por mendojmë se kjo mund të realizohet brenda dy vitesh.\"
Në fillim të vitit, Zhou Xiaochuan bëri të ditur planet e bankës qëndrore për të kufizuar kontrollin e saj mbi normat e depozitave bankare, hap i fundit ky në rrugën e liberalizimit të normave të interesit në Kinë.