Kina pritet të këtë 9.6 për qind rritje ekonomike në 2011
Pekin, 7 prill - Ekonomia kineze pritet të pësojë një rritje prej, 9.6% për këtë vit, më të ulët se ajo e vitit 2010.
Sipas Bankës Aziatike të Zhvillimit, shkak është ngadalësimi i investimeve dhe rënia e eksporteve.
Sipas dokumentit, inflacioni i Kinës do të rritet nga 3.3% që ishte në vitin 2010 deri në 4.6% brenda këtij viti.
Ndërsa, ekonomia kineze shënoi një rritje prej 10.3% në vitin 2010, në sajë të rigjallërimit të eksportit, shtimit të investimeve dhe konsumit.