08 Nëntor 2024

Kina përfshihet zyrtarisht në statistikat bankare ndërkombëtare

Pekin, 14 dhjetor - Administrata Shtetërore e Këmbimit Valutor e Kinës bëri të ditur se Kina është përfshirë zyrtarisht në sistemin e statistikave bankare ndërkombëtare.

Banka e Pagesave Ndërkombëtare (BIS) ka publikuar në uebsajtin e saj të dhënat e Kinës, në kategorinë e statistikave bankare lokale.

Administrata e Këmbimit Valutor u shpreh se kjo tregon se cilësia e të dhënave statistikore mbi bilancin ndërkombëtar të pagesave të Kinës është njohur ndërkombëtarisht dhe se shifrat e sektorit bankar të Kinës janë transparente.

Përfshirja në statistikat bankare lokale është një arritje e rëndësishme në plotësimin e të dhënave të G20-s.

Deri në fund të qershorit, pasuritë e jashtme financiare të sektorit bankar të Kinës arritën në 778 miliardë dollarë amerikanë, duke zënë vendin e 10-të për sa i përket borxhit të jashtëm në sektorin bankar. Vëllimi i përgjithshëm i borxhit të jashtëm të Kinës është 918 miliardë dollarë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)