20 Nëntor 2024

Kina parashikon rritje në ekonominë detare

Pekin, 22 maj - Deri në vitin 2020, vëllimi i përgjithshëm i prodhimit detar në Kinë do të arrijë mbi 12% të GDP-së së vendit dhe deri në vitin 2030, ky nivel do të arrijë në 15.5%.

Parashikimi u bë nga Instituti Studimor i Zhvillimit Oqeanik i Drejtorisë Shtetërore Oqeanike të Kinës në raportin e publikuar më 20 maj.

Sipas raportit, në vitin 2012, vëllimi total i prodhimit detar në Kinë kaloi mbi 5 trilionë juanë, 7.9% më shumë se në vitin 2011 dhe duke zënë 9.6% të vlerës së përgjithshme të GDP-së së vendit. Tani, në zonat bregdetare të Kinës, një në 10 persona merret me punët detare.

Në vitin 2003, Kina paraqiti zyrtarisht për herë të parë konceptin e \"ekonomisë detare\", e cila përfshin eksplorimin, shfrytëzimin dhe mbrojtjen e burimeve të ndryshme detare dhe aktivitete përkatëse.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)