29 Prill 2024

Kina parashikon 3.8 % rritje në 2012 për ekonominë botërore

Pekin, 29 dhjetor - Akademia e Shkencave Shoqërore e Kinës publikoi librin e verdhë të ekonomisë botërore "Analiza dhe parashikimi i ekonomisë botërore në 2012-në".

Në këtë libër thuhet se ka mundësi të madhe që vitin tjetër rritja ekonomike të jetë e njëjtë ose pak më e ulët se në 2011-n, përkatësisht 3.8 % sipas Barazisë të Fuqisë Blerëse (PPP) dhe 3.0 % sipas tregut të këmbimit valutor.

Sipas këtij libri, sivjet është ngadalësuar dukshëm rritja e ekonomisë botërore dhe mëkëmbja e ekonomisë së vendeve të zhvilluara ka qenë e dobët, ndërsa ecuria e rritjes së ekonomive të reja ka qenë e mbarë.

Në këtë dokument thuhet se tregtia botërore dhe investimet ndërkombëtare kanë qenë në nivel të ulët dhe çmimi i mallrave ka pasur një luhatje të madhe, ndërsa tregu financiar ndërkombëtar ka qenë i trazuar dhe kriza e borxheve sovrane është përkeqësuar.

Gjithashtu vërehet se është forcuar më tej lidhja midis problemeve ekonomike dhe atyre shoqërore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)