Kina pakëson barrën e ndërmarrjeve të vogla
Pekin, 3 nëntor - Ditët e fundit Ministria e Financave e Kinës publikoi një njoftim, ku thuhet se janë përmirësuar rregullat ligjore përkatëse, duke rritur pragun e pagesës së tatimit mbi vlerën e shtuar dhe të taksës së biznesit.
Ekspertët gjykojnë se ky veprim synon të lehtësojë barrën e taksave të ndërmarrjeve të vogla dhe të përkrahë zhvillimin e tyre.
Specialistët përkatës të Akademisë së Shkencave Shoqërore të Kinës janë të mendimit se nga kjo politikë do të përfitojnë një masë e madhe njerëzish, duke përfshirë biznesmenët e vegjël.
Ky veprim është një masë e rëndësishme përballë inflacionit që synon të pakësojë barrën fiskale të ndërmarrjeve të vogla dhe të ndihmojë grupet në nevojë, teksa ndikimi në të ardhurat kombëtare do të jetë mjaft i vogël.
Profesori i Shkollës së Administrimit Publik të Universitetit \"Renmin\" të Kinës Sun Yudong u shpreh se pakësimi i taksave të ndërmarrjeve të vogla do të shtojë paratë në përdorim e njëkohësisht do të bëjë që një pjesë e fondeve të investohen sërish në ekonominë reale.