15 Janar 2025

Kina nxit krijimin e bankave rurale

Pekin, 22 tetor - Komisioni Rregullator Bankar i Kinës po i kushton rëndësi të veçantë zhvillimit të zonave rurale, sidomos në Kinën Qendrore dhe Perëndimore, duke nxitur krijimin e bankave në qyteza dhe fshatra.

Sipas të dhënave, deri në fund të shtatorit, Komisioni i dha liçencat 18 institucioneve, të cilat operojnë në sektorin bankar, për të krijuar 187 banka në qyteza dhe fshtra. Rreth 75 për qind e tyre do të jenë në rajonet qëndrore e perëndimore.

Përveç bankave, gjatë nëntë muajve të kaluar u krijuan gjithsej 858 institucione financiare, përfshirë kompanitë e kredidhënies dhe kooperativat.

Në maj Komisioni Rregullator Bankar publikoi udhëzimet për krijimin e kompanive private që do të merren me themelimin dhe më pas me menaxhimin e kapitaleve në bankat rurale. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)