Kina ngriti për herë të 6-të fondin rezervë brenda këtij viti
Pekin, 15 qershor - Duke filluar nga 20 qershori, fondi rezervë i bankave në RMB-së, do të ngrihet me 0.5 për qind, pas një vendimi të marrë më 14 qershor nga Banka Qendrore e Kinës.
Kjo është hera e 6-të që Banka Qendrore ngre nivelin e fondit rezervë që nga fillimi i këtij viti. Pas rritjes së fundit, përqindja e fondit rezervë në institucionet e mëdha dhe të mesme financiare, arriti në 21.5%.
Ekspertët thonë se marrja e këtij vendimi, lidhet me zbutjen e presioneve inflacioniste.