18 Nëntor 2024

Kina në 2024 do të bëhet ekonomia më e madhe në botë

Pekin, 9 shtator - Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) i Kinës do ta kalojë atë të ShBA-së në vitin 2024 dhe Kina do të bëhet ekonomia nr. 1 në botë, parashikon firma amerikane e konsultencës IHS.

Sipas një raporti të kësaj firme të publikuar të dielën në Londër, deri në vitin 2024 PBB-ja e Kinës parashikohet të arrijë në 28.25 trilionë dollarë amerikanë, më e madhe se ajo e ShBA-së në të njëjtën periudhë prej 27.31 trilionë dollarësh amerikanë.

Kryeekonomisti për Azinë i IHS-së Rajiv Biswas u shpreh se ka vënë re që në Forumin Veror të Davosit, që do të zhvillohet së shpejti në Tianjin të Kinës, do t\'i kushtohet vëmendje shkencës, teknologjisë dhe novacionit, të cilat janë elemente kyçe për transformimin e ekonomisë kineze. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)