Kina merr masa të forta fiskale kundër rënies ekonomike
Pekin, 26 shkurt - Këshilli i Shtetit i Kinës është zotuar të përmirësojë mbështetjen për politikën fiskale të vendit dhe për të forcuar kontrollin, me qëllim që të luftojë trysninë e rënies ekonomike.
Kryeministri kinez Li Keqiang ka vënë në dukje se politikat duhet të jenë më të vendosura dhe më efektive, për të siguruar funksionimin në një sferë të arsyeshme të ekonomisë.
Në mbledhjen e vet të fundit të mërkurën, kabineti kinez vendosi të zgjerojë politikën e uljes së taksave në më shumë biznese të vogla dhe mikrobiznese.
Deri në fund të vitit 2017, do të përgjysmohen tatimet mbi të ardhurat e korporatave për kompanitë me të ardhura të tatueshme vjetore nën 200 mijë juanë, nga 100 mijë juanë që ishte më parë.
Qeveria do të marrë po ashtu masa të tilla si ulja e normës së sigurimit të papunësisë, që pritet t\'u kursejë 40 miliardë juanë në vit bizneseve dhe punonjësve.