Kina me rritje të ngadaltë ekonomike
Pekin, 12 maj - Presidenti i Kinës, Xi Jinping, ka porositur vendin e tij që të mësohet me rritje të ngadaltë ekonomike, duke zbehur kështu pritjet se Pekini mund të ndërmarrë stimuj të rinj.
Komentet e tij vijnë në kohën kur tregtia dhe prodhimi janë në dobësim e sipër.
Rritja ekonomike në Kinë është ngadalësuar në çerekun e fundit në 7.4 për qind.
Agjencia zyrtare e lajmeve, Xhinhua, ka cituar Xinë të ketë thënë se qeveria do të fokusohet në reforma afatgjate për stabilizimin e rritjes.